Isa Mustafa pas mospjesëmarrjes së LDK-së në varrimin e Demaçit: Siç thoshte Rugova…

Asnjë zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe Heroin e Kombit, Adem Demaçi.

Mirëpo, kryetari i LDK-së përmes një shkrimi në Facebook, nuk e ka ‘qel gojën’ për mospjesëmarrje të anëtarëve të partisë së tij, por e ka quajtur Demaçin disident të pathyeshëm, transmeton Lajmi.net.

“Në këto çaste më bien ndër mend fjalët e Presidentit Rugova i cili thoshte se: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh””, ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë, që të premten nënkryetari i Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti, e cilësoi ‘monstrum dhe përçarës’ Adem Demaçin, ndërsa në këtë cilësim mori përkrahjen e deputetëve Naser Rugova e Armend Zemaj.

Shkrimi i plotë i Isa Mustafës:

Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë.

Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare.

Në këto çaste më bien ndër mend fjalët e Presidentit Rugova i cili thoshte se: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh”.

Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë! IM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button