Lufta që ndryshoi fatin e botës filloi para 104 viteve në Sarajevë

Vrasja e Arkidukut austrian, Franz Ferdinand, nga ana e nacionalistit serb, Gavrilo Princip, gjatë vizitës së këtij të parit në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë, shkaktoi nisjen e Luftës së Parë Botërore e cila pranohet një ndër fatkeqësitë më të mëdha të shekullit 20, shkruan Anadolu Agency (AA).

Serbët të cilët u ndanë nga Shteti Osman në vitin 1878 me Kongresin e Berlinit, kishin ambicie për të krijuar Mbretërinë Serbe, Kroate dhe Sllovene duke përfshirë edhe Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën.

Marrëdhëniet mes Mbretërisë Serbe dhe Perandorisë Austro-Hungareze u tensionun pasi kjo e fundit e aneksoi Bosnjë Hercegovinën, elementi i fundit i Shtetit Osman në Ballkan, në vitin 1909.

Ndërkohë organizata nacionaliste serbe që kryente aktivitete të paligjshme në vendet e Ballkanit Jugor, “Dora e zezë”, pohonte që Bosnjë dhe Hercegovina duke u shkëputur nga Perandoria Austro-Hungarez të krijohet Serbia e Madhe.

– Atentati i Ferdinand dhe lufta globale

Ferdinand i cili nga Perandori austro-hungarez Franz Joseph I. emërohet si inspektori përgjegjës për kontrollimin e të gjitha forcave të armatosura, më 27 qershor 1914 e vizitoi Bosnjë dhe Hercegovinën për të kontrolluar njësitë e perandorisë në këtë vend.

Ferdinand dhe bashkëshortja të cilët në kuadër të vizitës u nisën për një aktivitet në Sarajevë, më 28 qershor 1914 u vranë nga nxënësi 19 vjeçar Princip.

Sulmi i Princip-it, i cili humbi jetën 4 vite pas atentatit nga tuberkolozi i eshtrave në qelinë që ishte i burgosur, ishte fillimi i fundit për Evropën e vjetër.

Pas vdekjes së trashëgitmarit të Frontit, Ferdinand, Austria më 23 korrik 1914 i dërgoi një ultimatum Mbretërisë Serbe që përfshinte kushte të papranushme.

Perandori Joseph shpalli luftë kundër Serbisë më 28 korrik 1914, e cila nuk pranoi kushtet e ultimatumit. Shtetet që formuan aleanca të ndryshme para luftës, ishin brenda një përgaditje të një lufte botërore të mundshme. Lufta që filloi në Evropë me shpalljen e luftës së Austrisë ndaj Serbisë, me pjesëmarrjen e Shtetit Osman, Gjermanisë, Rusisë, Francës, Britanisë dhe SHBA-ve fitoi një dimension global.

Franz Ferdinand von Österreich-Este lindi më 18 dhjetor 1863 në qytetin Graz të Austrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button