Policia shqiptare arreston shtetasin maqedonas për shitje ilegale të armëve

Një shqiptar i Maqedonisë është arrestuar nga efektivët e policisë shqiptare pranë fshatit Urakë, në Prrenjas, pasi në bazë të informacioneve të siguruara nga blutë gjatë kontrollit në makinë atij i janë gjetur 2 armë zjarri të cilat dyshohet se do t’i shiste në Elbasan.

32-vjeçari me inicialet Y.S, lindur në Shkup e banues në Kosovë u arrestua pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra, dhe 5 fishekë.

Sipas informacioneve që zotëronte policia shqiptare këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, 32-vjeçari i kishte futur në mënyrë të kundërligjshmesh nga Maqedonia, me qëllim për t’i shitur ato më pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button