Në Maqedoni janë evidentuar edhe 250 persona pa nënshtetësi

Personat të cilët nuk janë të regjistruar apo nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në librat amë do të mund ta bëjnë këtë nga 30 shtatori i këtij viti në njësitë lokale të Drejtorisë për menaxhimin me librat amë, duke sjellë kërkesë për regjistrim shtesë.

Këtë e mundësoi thirrja publike gjashtëmujore për regjistrimin e personave të paregjistruar, e iniciuar nga Drejtoria për menaxhimin me librat amë dhe Ministria për punë dhe politikë sociale, që u publikua në prill të këtij viti, transmeton 1tv.mk, përcjell Portalb.mk.

Bëhet fjalë për persona të lindur në kushte shtëpiake, por edhe për persona të lindur në spitale, për të cilët prindërit nuk kanë kryer obligimin që të paraqesin emrin e fëmijëve në zyrat përkatëse.

Deri më tani mundësinë për regjistrim në evidentimin ame, siç informojnë nga kjo Drejtori, e kanë shfrytëzuar 250 persona.

“Për regjistrim plotësohet një pyetësor nga ana e zyrtarit sipas deklaratave gojore apo në pajtim me ndonjë dokument për identifikim të cilin e posedojnë. Udhëzohen që personat për regjistrimin e fëmijëve të kenë edhe kartonët për vaksinim,  dëftesa shkollore dhe çfarëdo dokumenti që ndihmon identifikimin e tyre. Në bazë të kësaj do të evidentohen dhe më pastaj do të fillon procedura për regjistrimin e tyre”, thonë nga Drejtoria.

Nëse personat që paraqiten ne drejtori nuk posedojnë asnjë dokument që vërteton lindjen e fëmijës së tyre, për të njëjtin zyrtari do të plotëson pyetësor dhe do t’i drejtojë personat se cilat dokumente shtesë do të duhet të dorëzohen në drejtori që të fillojnë procedurën e regjistrimit.

Një nga përpjekjet e Qeverisë, siç u theksua në publikimin e thirrjes, është përfshirja e të gjithë banorëve që jetojnë në Maqedoni dhe nuk gëzojnë të drejtat të cilat iu takojnë pasi që lindja e tyre nuk është regjistruar në regjistrat amë të të lindurve dhe nuk mund të marrin certifikatë lindje.

Në procesin e identifikimit të personave pa dokumentacion të iniciuar nga Ministria për punë dhe politikë sociale dhe Drejtoria për menaxhimin e librave amë, janë angazhuar MPB, sektori joqeveritar dhe ndihmojnë edhe OSBE dhe UNHCR.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button