Padi penale për ish kryetarin e Kratovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Ish kryetari  i Kratovës, Mite Andonovski dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kundër tij është ngritur padi penale për atë se e ka lejuar firmën “Rik Sileks” që pa pagesë të shfrytëzon ndërtesën e një ish shkolle. Kështu që firma në mënyrë kundërligjore ka shfrytëzuar këtë hapësirë dhe ka shkaktuar dëm prej rreth 90 mijë euro për komunën.

“Zyra për krim në Karatovë ka ngritur padi penale kundër M.A.(62) nga Kratova për shkak të dyshimit për veprës penale ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’. Në periudhën prill 2005 deri ne tetor 2007 i dyshuari, si kryetar i komunës së Kratovës nuk ka njoftuar këshillin komunale për lëshimin në shfrytëzim të ndërtesës së ish shkollës, për kompaninë “Rik Sileks”, e cila e ka shfrytëzuar të njejtën pa pagesë. Me këtë është krijuar dëm në komunë me blerë prej 5,420,154.00 denarë”, thuhet në raportin policor.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button