Zëvendëskryeministri i ekonomisë, Angjushev i ka tërhequr kompanitë nga lista fituese e parave shtetërore

Zëvendëskryeministri i ekonomisë, Koço Angjushev i ka tërhequr kompanitë Brako dhe Kastinvest nga lista fituese e parave shtetërore nga Agjencia për investime të huaja, njofton Alsat M.
Me vendimin e shefes së kabinetit të Angjushevit, Sofçe Jovanova, të dyja kompanitë u gjetën në listën e kompanive të mundshme për të marrë ndihma financiare nga shteti. Komisionin qeveritar për vlerësim e ka udhëhequr pikërisht shefja e kabinetit të tij e cila ka dhënë mendim pozitiv me të cilin kompanitë e Angjushevit ajo i ka numëruar si fitues të mundshëm të parave nga buxheti.

Tërheqja e Angjushevit vijon pasi kompanitë ku edhe ai ka pjesën e tij, konkurruan për grante në më shumë institucione. Emri i tij u gjet në fokusin e opinionit për faktin që edhe pse nuk është në pakon udhëheqëse të kompanive, megjithatë ai është pronar i një pjese të tyre, ndërsa gjithashtu ka pozitë të lartë në Qeveri.

LEXO: Firma e Koço Angjushevit fitoi 160.000 euro nga Fondi për inovacione

LEXO: Angjushev kërkon që bashkëpronarët e firmave të tij të tërhiqen nga aplikimet për para shtetërore

LEXO: Angjushev: Nuk kam çfarë të fsheh, e inkurajoj Prokurorinë për ta hetuar rastin

LEXO: Kryeministri Zaev nuk mendon t’i shkarkojë Angjushevin dhe Lokvenecin

Firma e Koço Angjushevit fitoi 160.000 euro nga Fondi për inovacione

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button