VMRO-DPMNE me akuza: LSDM tentoi të vjedh 45 milion euro

VMRO-DPMNE- ja ka akuzuar partinë në pushtet, LSDM, se në më pak se dy javë ka tentuar të vjedh nga shteti 45 milion euro. Nga kjo parti thonë se “Prokuroria dhe gjykatat në vend që të ndjekin krimin, ata kanë dalur në anën e tyre dhe i mbrojnë”.

“Për më pak se dy javë Zaev dhe LSDM tentuan që nga shteti të vjedhin 45 milionë euro. Zaevi vjedhjen e shtetit, po tenton ta kompensojë me shitjen e interesave kombëtare dhe shtetërore. Edhe pse u betua se nuk do ta ndërrojë emrin e shtetit, identitetin dhe gjuhë, ai po e bën të kundërtën”, thonë nga VMRO-DPMNE.

TË tej në komunikatë theksohet se Zaevi nga Maqedonia ka bërë shtet pa të kaluar dhe pa të ardhme.

“Zaevi dhe LSDM-ja janë të frikësuar, e dinë se qytetarët nuk do të lejojnë që qeverisja e krimit të vazhdojë, e dinë se populli i ka lexuar”, thuhet në komunikatëne  VMRO-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button