Kryeparlamentari Xhaferi për Adem Demaçin: Je trashëgimi dhe porosi që do të ruajmë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka marrë pjesë në seancën komemorative që u mbajt në Kuvendin e Kosovës me rastin e ndërrimit të jetës së veprimtarit nga Kosova, Adem Demaçi. Gjatë fjalimit të tij, ndër të tjerash Xhaferi Demaçin e ka vlerësuar si trashëgimi dhe porosi e cila do të ruhet jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, njofton Portalb.mk.

“Qëndroni të fortë familje e nderuar, qëndroni krenar për çastet e përbashkëta që i keni pasur sepse, ndarja është vetëm ndarje fizike. Personaliteti i tij unik është i paharrueshëm dhe i pazëvendësueshëm dhe vepra e tij madhështore nuk do të harrohet kurrë. Do të jetë trashëgimi dhe porosi që do e ruajmë, vlerësojmë, çmojmë dhe nderojmë, por edhe do e vazhdojmë të gjithë ne që në mënyra të ndryshme, nga pozitat që i kemi në periudha të caktuara, kemi ndikim mbi zhvillimet dhe rrjedhat shoqërore në vendet tona”, ka thënë Xhaferi.

Ndarrjen nga jeta të Adem Demaçit kryeparlamentari Xhaferi e vlerësoi si humbje të madhe për të gjithë shqiptarët.

Ndryshe, Adem Demaçi (26. 02. 1936 – 26. 07. 2018) ndërroi jetë dje në moshën 82 vjeçare. Ai ishte veprimtar politik dhe atdhetar i shquar i çështjes shqiptare në Kosovë. Për rreth tre dekada ka qenë edhe i burgosur politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button