Për anëtarësimin në NATO dhe BE, kryeministrja e Rumanisë: Duhet referendum i suksesshëm

Që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian, sipas kryeministres së Rumanisë, Viorika Dançila është e patjetërsueshme që referendumi të jetë i suksesshëm, njofton Portalb.mk.

“Që të anëtarësoheni në NATO dhe BE, Rumania do të mundohet që t’ju ndihmojë në planin teknik. Uroj që të keni sukses të madh në referendum dhe shpresoj se atë do ta kuptojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Dançila në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev që u mbajt në Qeverinë e Maqedonisë.

Në lidhje me referendumin, kryeministri Zaev deklaroi se pret vendim të mençur nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë.

Përndryshe, referendumi pritet të shpallet të hënën. Nëse shpallet të hënën, i njëjti do të mbahet më 30 shtator të 2018-s. Por e paqartë mbetet pyetja që do të duhet t’i përgjigjen qytetarët e Maqedonisë.

Sipas asaj që paralajmëroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit të liderëve, pyetja do të jetë: “A jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO me pranim të marrëveshjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë?”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button