“Ibe Palikuqi” në Festivalin “Ilindenski denovi” në Manastir

Të shtunën, më 28 korrik fillon Festivali i 48-të tradicional i këngëve dhe valleve folklorike “Ilindenski Denovi” që tradicionalisht mbahet në Manastir, njofton Portalb.mk.

Gjatë pesë mbrëmjeve të festivalit, në skenën e hapur në poligonin e sportit, do të shfaqen 42 ansamble, shoqata kulturore artistike (SHKA) dhe grupe artistësh si nga Maqedonia, po ashtu edhe nga Serbia, Kroacia, Polonia, Spanja, Japonia, Amerika, por jo edhe nga Shqipëria.

Mungesën e pjesëmarrësve nga Shqipëria, organizatori Qendra Kulturore e Manastirit e arsyeton me mosparaqitjen në konkurs të ansambleve dhe SHKA-ve nga Shqipëria.

Folklori shqiptar, pas mospjesëmarrjes disavjeçare në këtë festival, këtë edicion do të përfaqësohet me SHKA “Ibe Palikuqi” nga Shkupi.

Autor: Qenan Hasani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button