Zjarret pyjore në Greqi, ekzistojnë “gjetje serioze” për zjarrvënie

Zv/ministri i Sigurisë Publike dhe Mbrojtjes Civile i Greqisë, Nikos Toskas, në lidhje me fatkeqësinë e zjarrit në vendin e tij tha se ekzistojnë gjetje serioze për “zjarrvënie”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Toskas dhe zëdhënësi qeveritar, Dimitris Giannakopoulos, u adresuan në një konferencë për media në lidhje me zjarret pyjore në afërsi të Athinës që shkaktuan vdekjen e mbi 80 personave.

“Unë në administratë nuk shikoj ndonjë gabim të madh. Humbja është e madhe, por ishte vështirë të drejtohet situata me kaq shumë humbje”, tha Toskas, duke treguar se janë duke dhënë përpjekje serioze në gjetjen e gabimeve të përgjegjësve.

Ai gjithashtu bëri të ditur se ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij kryeministrit, Aleksis Tsipras.

“Dhash dorëheqje nga ndërgjegjja, por ai nuk pranoi dukë thënë se nuk do të jetë e drejtë të të lëshoj gjatë përpjekjeve”, u shpreh ai.

“Sipas hetimeve të kryera nga njësitë përkatëse, ekzistojnë gjetje serioze për zjarrvënie dhe vepra penale”, shtoi Toskas.

– Përdoren të dhënat satelitore për të gjetur shkakun e zjarrit

Giannakopoulos, nga ana e tij tha se mblidhen të gjitha të dhënat duke përfshirë edhe pamjet satelitore për të gjetur shkakun e zjarrit.

“Njësitë tona miratuan të dhënat satelitiore në lidhje me atë se ku saktësisht ka nisur zjarri”, tha ai, duke shtuar se nga vendet aleate kanë kërkuar pamjet satelitore në lidhje me orën dhe vendin e nisjes së zjarrit.

Ndërsa, kreu i Zjarrfikësve. Sotiris Terzoudis, duke theksuar se kur ka filluar zjarri era ka qenë në shpejtësi prej 100-120 kilometra në orë, tha se, “Të gjithë ekipet ajrore morën pjesë në aktivitetet e shuarjes, por koha mes fillimit dhe mbarimit të zjarri ishte vetëm 1.5 orë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button