Derkoski i KSHZ-së për referendumin: Do të organizohet në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet

Kryetari i ri i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski në deklaratë për MIA-n thotë se aktivitetet e para të Komisionit do të jenë konstituimi i tij, ndërsa më pas edhe zbatimi i referendumit për emrin.

“Si hap i parë i Komisionit të ri do të jetë mbledhja kosntituive e KSHZ-së dhe më pas si organ që duhet të zbatojë referendum të ardhshëm do të duhet t’i ndërmarrim hapat e parë në atë drejtim. Shpresoj se do të arrijmë t’i përgjigjemi detyrës së sapovendosur në pajtim me Kushtetutën dhe rregullat pozitive ligjore që e imponojnë atë”, tha kryetari i ri i KSHZ-së.

Lidhur me aktivitetet e referendumit, Derkoski thotë se në pajtim me Ligjin për referendum, propozuesi i autorizuar, në këtë rast Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, duhet ta sjellë vendimin për referendumin, që më pas, në mënyrë operative, KSHZ, në pajtim me nenin 31 të Ligjit për referendum, t’i ndërmarrë kompetencat e veta rreth organizimit dhe prëgatitjeve teknike të vetë referendumit, përkatësisht zbatimit të vendimit.

 

Përndryshe, Derkoski dhe pjesëtarët tjerë të KSHZ-së të hënën do të japin deklarata solemne.

Do të jetë kryetar i KSHZ-së: pasuria që e posedon Oliver Derkoski (FOTO)

Deklaratat solemne të anëtarëve të rinj të KSHZ-së do të mbahen të hënën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button