Pas zjarreve, përmbytjet godasin Athinën (VIDEO)

Pas zjarrit katastrofal, sot paradite pjesa veriore e Athinës është goditur nga moti i rëndë. Janë shkaktuar vërshime të mëdha ku nën ujë kanë ngecur qindra automjete ndërsa vozitësit vazhdimisht kërkojnë ndihmë. Me urdhër të policisë, për trafik janë mbyllur disa rrugë të vërshuar, përcjell Alsat-m.

Ndërsa në zjarrin që e kaploi rrethinën e kryeqyteti grek Athinën, deri më tani jetën e humbën mbi 80 persona dhe mbi 180 janë lënduar, ndërsa ende nuk dihet numri i të zhdukurve. Autoritetet lokale druajnë se numri i viktimave mund të rritet në 100.

Pas shuarjes së zjarrit intensivisht vazhdon kërkimi pas të zhdukurve, ndërsa gjithnjë e më trishtuese janë rrëfimet e të mbijetuarve.

Kërkimi dëshpërues i këtij babai të dy bijave të tija binjake u bë edhe më dramatik pasi u paraqiten incizime në të cilat, siç thotë ai, i sheh të gjalla vajzat e tija nëntëvjeçe. Por, siç shkruajnë mediumet greke, është paraqitur një njeri tjetër me informatë dëshpëruese për babain e gjorë, se në fakt ato janë vajzat e tija. Megjithatë policia nuk ka dëshmi me të cilat mund të vërtetohet identiteti i tyre në ato incizime.

Ndërkohë, gjithnjë e më të zëshëm janë ekspertët grekë të cilët thonë se fshati Mati i ka përmbushur të gjitha kushtet për katastrofën e përmasave biblike. Kjo do të ishte e pashmangshme të ndodhë për shkak të shtëpive të renditura në mes pishave, prej të cilave disa nuk kanë pasur as rrugë të kalueshme.

Gjithnjë e më të shpeshta janë dyshimet se zjarret janë vepër e piromanëve. Qeveria greke filloi hetimin dhe arrestoi katër persona të dyshuar për zjarrvënie.

Aksioni humanitar është në intensitet të plotë. Janë mbledhur sasi të mjaftueshme të ushqimit, veshjeve dhe barnave. Tani bëhet thirrje për grumbullimin e ndihmës financiare, aksion ky në të cilin është përfshirë vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button