Erdogan: Ambasadat turke në Afrikë më shumë se të trefishuara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nën qeverisjen e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), numri i ambasadave të Turqisë në Afrikë është rritur në më shumë se trefish, respektivisht nga 12 në 41, raporton Anadolu Agency (AA).

“E shoh këtë ndërtesë si një shenjë të vlerës së vendit tonë në marrëdhëniet me Republikën e Afrikës së Jugut”, tha presidenti Erdoğan në inaugurimin e një ndërtese të re të Ambasadës turke në kryeqytetin jugafrikan Pretoria.

“Sot ne hyjmë në këtë ndërtesë të re, duke na dhënë një mundësi për të ofruar shërbim më të mirë me kushte fizike të denja për Turqinë”, shtoi Erdoğan.

Turqia dhe Afrika e Jugut për herë të parë hapën ambasadat në kryeqytetet e njëra-tjetrës në epokën e pas-aparteidit, përkatësisht në vitin 1993 dhe 1994, përmes një marrëveshjeje të përbashkët.

Erdoğan mbërriti në Afrikën e Jugut dje si mysafir i samitit vjetor të vendeve të BRICS-it, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Duke përmendur përpjekjet e Turqisë për të ndihmuar vendet më pak të zhvilluara, presidenti turk tha se ajo renditet në vend të parë në botë me 8,2 miliardë dollarë ndihma vjetore.

Ai po ashtu kritikoi grupet terroriste, duke thënë se ata janë të gjitha të njëjta.

“Në sytë tanë nuk dallim mes organizatave terroriste”, tha Erdoğan, duke shtuar se DEASH është e njëjtë me organizatën terroriste FETO, PKK, Boko Haram dhe al-Shabaab.

Presidenti turk gjithashtu paralajmëroi vendin nga kërcënimi i FETO-s, grupit që qëndron pas grusht të shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi, pasi Afrika e Jugut është një nga vendet ku grupi terrorist është më aktiv.

Ai shtoi se Turqia nuk do të lejojë që grupi terrorist ta bëjë Afrikën e Jugut një bazë të kësaj organizate.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan puçin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, që la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të plagosur.

Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se ka qëndruar pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

FETO gjithashtu ka një prani të konsiderueshme jashtë Turqisë, duke përfshirë edhe shkollat private që shërbejnë si rrymë e të ardhurave për grupin terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button