Kabineti i Xhaferit: Milloshovski pa certifikatë nuk mund të jep dokumente të besueshme

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dëshiron ta informojë opinionin se dokumentet e klasifikuara, të marra prej cilitdo organ, nuk mund t’i posedojnë personat pa certifikatë të sigurisë, të shqyrtohen në mbledhje publike dhe para personave të cilët nuk kanë certifikatë të tillë, thuhet në reagimin e kabinetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me lajmin se Antonio Milloshovski ka ndarë sekrete nga takimi i liderëve, transmeton Portalb.mk.

Nga Kabineti theksojnë se deputeti Antonio Milloshovski nuk ka pasur certifikatë dhe me këtë nuk ka mundur të kërkojë, të posedojë dhe të nxjerrë publikisht dokumente të cilat e kanë pasur shenjën “tepër konfidenciale”.

“Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme më tepër se 1 vjet nuk ka certifikatë të sigurisë, edhe pse nga shërbimet profesionale në Kuvend i është sugjeruar se i ka skaduar vlefshmëria e certifikatës paraprake.  Sipas kësaj, deputeti dhe kryetari i Komisionit, në pajtim me Ligjin për informata të klasifikuara, i cili është pa certifikatën e domosdoshme të sigurisë, nuk ka mundur të kërkojë, të posedojë dhe të nxjerrë publikisht dokumente të cilat e kanë pasur shenjën “tepër konfidenciale”.  Antonijo Milloshoski, Kabinetit të Presidentit të RM-së i ka dorëzuar kërkesë për marrjen e materialeve nga takimet e liderëve të mbajtura në janar dhe në maj të këtij viti, dhe në formë të palejuar dhe të tërthortë, personalisht, jo përmes arkivit, i merr materialet nga Kabineti i Presidentit Ivanov, diçka që nuk është sipas ligjit. Materiali është hapur, dhe pas disa ditësh nga personat tjerë në Kuvend është sjell në Arkiv që të procesuohet”, thuhet në reagim.

Publikimi i sekretit shtetëror, deputeti Zekiri: do të ngritim padi penale ndaj Milloshoskit dhe Ivanovit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button