Deputeti Gjorçev i tha Ademit: Muzeu i VMRO-së është punë e shenjtë, mos e prekni se do të ketë pasoja

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev e paralajmëroi ministrin e Kulturës, Asaf Ademi që mos ta prek Muzeun e VMRO-DPMNE-së, siç është paralajmëruar se muzeu do të riemërohet me qëllim që emri të hiqet sepse u përkushtohet viktimave të komunizmit, transmeton Portalb.mk.

Gjorçev e kërcënoi ministrin se do të ketë pasoja dhe përgjegjësi nëse e prek muzeun, i cili, siç tha, është punë e shenjtë për popullin maqedonas.

“Bartni përgjegjësi të veçantë për muzeun e VMRO-DPMNE-së dhe viktimat e regjimit të komunizmit. Mos e prekni atë që është e rëndësishme dhe e shenjtë për popullin maqedonas. Muzeu është një gjë e shenjtë për mijëra familje, për një popull të vetëm. Pyetja ime është nëse keni ndërmend të prekni Muzeun e Luftës Revolucionare Maqedonase. Ndërtoni tuajin, respektoni tuajin, por mos prekni atë që është e hua”, tha Gjorçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button