Japoni, “xhami mobile” për Lojërat Olimpike 2020

Një kamion i madh me ngjyrat kaltër e bardh del para stadiumit, hapet dhe shndërrohet në vend ardhurimi. Mirë se vini në xhaminë mobile, thonë nga kompania për ngjarje kulturore dhe sportive në Tokio, kryeqytetin e Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me afrimin e mbajtjes së Lojërave Verore Olimpike 2020 në kryeqendrën japoneze, ashtu edhe nikoqirët përgatiten për vizitorë nga mbarë bota. Kështu, një kompani nga Tokio ka ndërtuar një xhami në rrota, për të cilën shpresojnë se vizitorëve muslimanë do t’u sigurojnë të ndjehen si në shtëpi.

Yasuharu Inoue, drejtori ekzekutiv i kompanisë Yasu Project, tha se “gjatë lojërave mund të kemi mungesë hapësirash për besimtarët muslimanë, një shqetësim alarmant për vendin, i cili veten e konsideron si pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Kështu, xhamitë mobile kanë mundësi që të lëvizin drejt arenave të ndryshme olimpike.

“Si një vend i hapur dhe mikpritës, duam të ndajmë idenë për ‘omotenashin’, mikëpritjen japoneze, për muslimanët”, ka thënë kohë më parë Inoue.

Xhamia e parë mobile u prezantua më herët këtë javë në stadiumin Toyota në qytetin me po të njëjtin emër, i cili njëkohësisht është edhe baza e kompanisë së automjeteve Toyota.

Në pjesën e pasme të kamionit të modifikuar, me peshë prej 25 ton, ngritet një portë e lartë për të shfaqur hyrjen, dhe më pas tërhiqen kapakët anësorë, me çka dyfishohet gjerësia e mjetit. Me këtë fitohet një hapësirë prej 48 metrash katrorë e cila mund të akomodojë deri në 50 persona.

Mysafirët muslimanë u falën në xhaminë, e cila ka dhe çezmet e jashtme dhe hapësirën për marrjen e abdesit. Studentët e Indonezisë, të cilët ishin viktima të cunamit në vitin 2004, po ashtu ishin në mesin e mysafirëve gjatë prezantimit të xhamisë mobile.

Sipas disa vlerësimeve, në Japoni, e cila ka rreth 127 milionë banorë, jetojnë nga 100-200 mijë muslimanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button