Maqedonia sot e nisi procesin e anëtarësimit në NATO, rrugëtimi zgjat 18 muaj

Qeveria e Maqedonisë defacto sot ka nisur procesin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Kështu deklaroi kordinatori nacional i Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski pas takimit të tij me drejtorin evropian dhe global të NATOS, Xhejms MekKi. Në konferencën e përbashkët MekKi njoftoi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO do të zgjasë 18 muaj, raporton Portalb.mk.

“NATO ka për qëllim që të përmbushi detyrat e veta, tash edhe ne duhet t’i përmbushim detyrat tona. Me vizitën e MekKit defakto ka nisur procesi për anëtarësim të Maqedonisë në NATO”, tha Pendarovski.

Në lidhje me këtë proces, drejtori i NATO-s, Xhejms MekKi deklaroi se procesi i anëtarësimit do të zgjat 18 muaj.

“Ne jemi këti që të flasim për zbatim të vendimit që u soll në Samitin e Brukselit dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren nga Qeveria e Maqedonisë gjatë periudhës së ardhme, e të cilat kanë të bëjnë për përmirësimin e ekonomisë, sigurisë dhe stabilitetit politik. Procesi i anëtarësimit në NATO-s do të zgjasë 18 muaj, por deri atëherë do të duhet të përbushen edhe shumë detyra”, tha MekKi.

Krahas me Pendarovskin, MekKi ka realizuar takim edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe me trupat punues të ministrive. Qëllimi i takimeve ka qenë që të njoftohet me gatishmërinë e institucioneve për anëtarësim në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button