Maqedoni, edhe këtë muaj nuk ka barna të mjaftueshëm me recetë

Kanë ngelur edhe shtatë ditë  deri në fund të muajit, por nëpër barnatore mungojnë barnat me recetë. Qytetarët tashmë një periudhë të gjatë duhet të kërkojnë barna nëpër barnatore të ndryshme ose t’i blejnë privat. Më vështirë e kanë pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike dhe ato të cilët e marrin terapinë rregullisht, shkruan TV Sitel, transmeton Portalb.mk.

“Nuk ka barna, patjetër t’i blejmë privat, çfarë të bëjmë”, reagojnë qytetarët.

Problemi me kuotat nëpër barnatore dhe mungesa e barnave pas datës 15 të çdo muaji ka filluar që nga janari i këtij vitit. Prej atëherë ka edhe grup punues në të cilin edhe përkundër përfaqësuesve të fondeve, ka edhe anëtarë të Dhomave farmaceutike që kërkojnë formulë të re për ndarjen e parave. Edhe pse TV Sitel ka kërkuar qëndrim nga Fondi se si i ndajnë kuotat dhe çfarë ka treguar analiza e barnatoreve, përgjigje nuk është dhënë. Para një muaji edhe ministri i Shëndetësisë në një deklaratë për TV Sitel paralajmëroi se janë në prag të gjetjes së zgjidhjes përkatëse në koordinim me Fondin e Sigurimit Shëndetësor, por në terren nuk ka asgjë.

“Po planifikojmë mekanizëm të ri për pagesën e barnatoreve, në vend të pagesës së deritanishme në bazë të recetave, të bëhet në bazë të kuotës në muajin aktual. Jemi afër fundit të zgjidhjes dhe shpresoj se puna e përbashkët me Fondin do të arrijmë ta implementojmë sa më shpejtë këtë zgjidhje”, deklaroi ministri i Shëndetësisë,  Venko Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button