fbpx

Britania do t’i ndihmojë Katarit në organizimin e Botërorit 2022

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May tha se janë të gatshëm t’i ndihmojnë Katarit i cili po përgatitet të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror në futboll në vitin 2022, që të mund të realizojë një organizim të suksesshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

May u takua në kabinetin e kryeministrisë “numër 10” në “Downing Street” me Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Ajo tha se “Meqë Kampionati Botëror në Rusi përfundoi, tashmë sytë janë për Katar 2022”.

“Jam duke pritur me ngazëllim që të trajtojmë se si mund t’ju ndihmojmë në përgatitjet tuaja për Botërorin për të cilën mendojmë se do të jeni shumë të suksesshëm”, tha May drejtuar Emirit të Katarit duke shtuar se në takim gjithashtu do të trajtohen çështjet siç janë mbrojtja dhe siguria mes dy vendeve.

Nga ana tjetër Al Thani përgëzoi May-in për suksesin e kombëtares së Anglisë në Botërorin 2018. “Jam i sigurt se do të kemi nevojë për mbështetjen tuaj për shkak të përvojës së mikprijtes si në Lojërat Olimpike të Londrës së vitit 2012 dhe organizimet tjera të mëdha”, tha ai.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close