RD e Kongos, konfirmohet fundi i epidemisë së ebolës

 Ministria e Shëndetësisë e Republikës Demokratike të Kongos konfirmoi dhënien fund të epidemisë vdekjeprurëse të virusit të ebolës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Shëndetësisë, Oly Llunga Kalenga, shpalli fundin e epidemisë pas 42 ditëve të periudhës observuese, gjatë të cilës nuk pati raste të reja të konfirmuara të ebolës. Ajo shtoi se gjatë epidemisë u regjistruan 54 raste të ebolës.

Epidemia, e nënta në Kongo, u shpall në muajin maj në provincën verilindore Equateur. Sëmundja vdekjeprurëse, gjatë epidemisë, për herë të parë u përhap në kryeqytetin e Kongos, Mbandaka, që ka 1.2 milionë banorë.

Ekspertët pohojnë se përgjigja e shpejtë ndërkombëtare dhe vaksinimi i banorëve kanë qenë faktorët kyç të përhapjes së sëmundjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button