Kalendari i ndeshjeve në La Liga, El Clasico më 28 tetor

Është hedhur shorti i kalendarit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Futbollit të Spanjës (La Liga) për sezonin 2018-2019, ndërsa El Clasico-ja e pjesës së parë është më 28 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Edicioni prej 38 xhirove do të fillojë më 18 gusht ndërsa do të përfundojë më 19 maj 2019.

Në javën e parë kampioni i fundit Barcelona do të presë si mysafir Alaves-in, ndërsa Real Madridi Getafe-n.

Në ndeshjen e parë El Clasico të sezonit 2018-2019, Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në xhiron e dhjetë (28 tetor) në stadiumin “Camp Nou”.

Ndeshja e dytë mes klubeve do të luhet në javën e 26-të më 3 mars 2019 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Programi i javës së parë në La Liga është siç vijon:

Athletic Bilbao-Leganes

Real Betis-Levante

Celta Vigo-Espanyol

Eibar-Huesca

Girona-Valladolid

Rayo Vallecano-Sevilla

Barcelona-Alaves

Valencia-Atletico Madrid

Real Madrid-Getafe

Villarreal-Real Sociedad

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button