fbpx

Ashpërsohet retorika Turqi-Izrael, Erdogan: Netaniahu si Hitleri

Komentet fshikulluese të Rexhep Taip Erdoganit ndaj Izraelit, e kanë zemëruar keq kryeministrin izraelit Benjamin Netaniahu.

Presidenti turk e quajti vendin hebre “shtetin më fashist dhe më racist të botës” dhe liderët e tij politikë i krahasoi me Hitlerin, transmeton Top Channel. 

Netaniahu iu përgjigj duke e akuzuar Erdoganin për “masakrimin e sirianëve dhe kurdëve”. Nën regjimin e tij, shkroi kreu i ekzekutivit izraelit në Tëitter, Turqia është shndërruar në një “diktaturë të errët”.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar prej kohësh. Dikur kanë qenë aleatë të ngushtë, por Turqia i shkëputi marrëdhëniet me Izraelin në 2010-ën, pas vrasjes së 10 aktivistëve turko-palestinezë në përplasjet me komandot izraelitë, të cilët u ngjitën me forcë në bordin e një anijeje turke që po tentonte të thyente bllokadën ndaj Rripit të Gazes.

Edhe pse relatat u rivendosën në 2016-ën, tensionet u rishfaqën sërish majin e këtij viti, pas vrasjes së protesutesve palestinezë në kufirin e Gazës me Izraelin dhe dëbimit të diplomatëve nga të dy krahët.

Luftën e fundit verbale e nisi Erdogani që kritikoi ashpër një ligj kontrovers të miratuar nga Izraeli javën e kaluar, i cili e paraqiste vendin si shtet kryesisht hebre.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close