fbpx

Reagojnë shoqatat e gazetarëve, kërkojnë citim dhe nënshkrim të lajmeve nga gazetarët

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM)  kërkojnë nga mediat që të të respektojnë parimet gezetareske dhe të pranojnë vetërregullimin si liri të mediavem, njofton Portalb.mk.

“Të ballafaquar me keqpërdorimin e mediave të cilat iu shërbejnë agjendave destruktive të individëve dhe grupeve, KEMM, SHGM dhe SPGPM kërkojnë nga mediat që urgjentisht nga ato të plotësojnë rregullat themelore për punë profesionale, duke përfshirë këtu respektimin e Kodit Etik të Gazetarëve, transparencën në strukturat editoriale dhe të pronësisë, si dhe pranimin e vetërregullimit si mbrojtës i vetëm i lirisë dhe pavarësisë së mediave. Kjo përfshinë edhe nënshkrimin e teksteve nga ana e autorëve, si dhe shënimin e burimeve të informatave kur merren përmbajtje nga mediat tjera”, thuhet në reagimin e shoqatave të gazetarëve.

Në rast se mediat nuk pranojnë vetërregullimin, sipas shoqatave të gazetarëve të njëjtat do të cilësohen si paramedia që funksionojnë në dëm të qytetarëve.

“Këto janë standardet minimale të cilët pritet të plotësohen nga ana e mediave, në të kundërtën ato do të konsiderohen si paramedia, të cilët punojnë në dëm të interesit publik. Jemi të brengosur se besimi i publikut në mediat shpesh herë është tradhtuar nga ana e individëve dhe platformave mediatike të cilët punojnë në mënyrë të papërgjegjshme dhe në dëm të interesit publik, duke e sjellë në pyetje integritetin e profesionit”, thuhet në reagimin e shoqatave të gazetarëve.

Sipas KEMM-it, SHGM-së dhe SPGPM-së, dukuria e shmangies së vetërregullimit si parim medial më së shumti ndodh në mediat onlajn. Sipas tyre, në vitin 2017 mbi 80 për qind të ankesave të dërguara te Komisioni për Ankesa në KEMM janë të lidhura me mediat onlajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button