Artan Grubi: brenda javës do të rrumbullakohen të gjitha tekstet ligjore

Në lidhje me ligjet për të cilat dje u prit se do të caktohet seancë, sot është deklaruar edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, i cili tha se tesktet e ligjeve për Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ligjin për financimin e partive politike, ligjin për Kodin Zgjedhor dhe ligjin për qeverinë, njofton Portalb.mk.

“Me ketë u pajtuam që punimet të vazhdojnë sot dhe me gjasa se do kemi përparim edhe tash jemi duke punuar në Kuvend, që ta rrumbullakojmë të gjithë tekstin e ligjit dhe gjithë procedurën. Jam i bindur se brenda kësaj jave do të jetë themeluar dhe zgjedhur Komisionin Shtetëror Zgjedhor me gjithë 7 anëtarët e vetë, përfshirë edhe ligjin për financimin e partive politike, ligji për Kodin Zgjedhor si dhe ligjin e qeverisë”, tha Grubi.

Ligjet janë dakordim i partive politike në takimet e liderëve që u mbajtën gjatë këtyre ditëve.

Ende nuk dihet kur do të zbatohet marrëveshja nga takimi i liderëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button