Tajlandë, fëmijët e shpëtuar nga shpella do të shenjtërohen

Njëmbëdhjetë nga fëmijët tajlandezë të shpëtuar në shpellën në provincën Chiang Rai në veri të Tajlandës pas një operacioni i cili u ndoq nga e gjithë bota, përgatiten të bëhen murgj budistë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i provincës Chiang Rai, Parchon Pratsakul, tha se 11 fëmijë mes moshës 11 dhe 16 vjeçare nga gjithsej 12 të shpëtuar do të “shenjtërohen” në një ceremoni që do të mbahet nesër në një tempull malor.

Pratsakul njoftoi se fëmijët do të marrin pjesë në ceremoni me koka të rruajtura dhe rroba tradicionale portokalli dhe do të bëhen murgj rishtarë.

Ndërkaq, trajneri i tyre 25 vjeçarë do të marrë pjesë në ceremoni si murg, ndërsa anëtari i 12-të i grupit nuk do të jetë pjesëmarrës pasi nuk është me përkatësi budiste.

Pas ceremonisë së nesërme, fëmijët do të shpërndahen në tempuj të ndryshëm të rajonit, ku deri më 4 gusht do të meditojnë “për të pastruar shpirtin”, do të luten dhe do të ndihmojnë në punët e përditshme.

“Shpresoj se fëmijët do të gjejnë paqe, forcë dhe urtësi duke e zbatuar doktrinën e Budës”, tha kryemurgu Phra Khru Prayutjetiyanukarn.

Ndryshe, 12 fëmijët nga mosha 11 deri në 16 vjeç dhe trajneri i tyre i futbollit 25 vjeçar ishin zhdukur gjatë shëtitjes në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor dhe u gjetën të gjallë pas nëntë ditëve kërkim nga ekipet e shpëtimit.

Grupi kishte ngelur i bllokuar pasi hyrja e shpellës ishte mbuluar me ujë nga reshjet.

Ata u shpëtuan pas një operacioni i cili filloi pesë ditë pas gjetjes së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button