Është liruar nga burgu vrasësi i Martin Neshkovskit për shkak problemeve shëndetësore

Igor Spasev, i cili është i akuzuar dhe i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit në vitin 2012 me 14-vite burg, ka dalë nga burgu i Idrizovës, transmeton Portalb.mk.

Ai për momentin ndodhet në shtëpinë e tij në Shtip, për shkak ndërprerjes së dënimit dhe për shkak mjekimit shëndetësor. Këtë lajm për 1TV e konfirmoi drejtori i burgut të Idrizovës, Bobi Mojsovski i cili deklaroi se kanë vepruar pas urdhrit gjyqësor të gjykatës për kryerjen e sanksioneve nga Gjykata Themelore Shtip.

Sipas Majsovskit, ndërprerja e dënimit do të zgjasë 30 ditë, ku do të përfundojë me 6 gusht. I dënuari më parë ka shfrytëzuar 15 ditë ndërprerje të dënimit të fituar nga Drejtoria për kryerjen e sanksioneve, për shkak kontrollimeve mjekësore. Një ditë para përfundimit të afatit të caktuar, drejtoria e burgut ka marrë letër rekomandim nga Gjykata Themelore Shtip, të nënshkruar nga gjykatësja për kryerjen e sanksioneve Aco Tasev ku janë kërkuar 30 ditë shtesë për kontrollime mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button