Qyteti i Shkupit ndau një milion denarë për Athinën

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot ka pasur bisedë telefonike me kolegun e tij athinas Jorgos Kaminis dhe i ka shprehur ngushëllime të thella për qytetarët që humbën jetën në zjarrin e stuhishëm që e përfshiu rrethinën e Athinës.

“Qyteti i Shkupit do t’i dërgojë një milion denarë ndihmë fillestare Athinës për të pësuarit në zjarre. Kjo është masa e parë urgjente e Qytetit të Shkupit dhe ai mbetet i hapur për çfarëdo lloj ndihme në qoftë se në mënyrë plotësuese kërkohet”, njoftoi Qyteti i Shkupit.

Përveç Shilegovit, edhe kryetari i Tiranës Erion Veliaj, ka kontaktuar me Kaminis duke i shprehur mbështetje dhe ofruar ndihmë.

Kaminis, siç kumtoi Kabineti i tij, është falënderuar për solidaritetin që e demonstrojnë dhe dakorduan kontakt të ri për hapat e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button