Zaev në takim me ministrin Rot: Jemi afër anëtarësimit në BE dhe NATO, amnisti s’ka

“Jemi afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohet procesi ose i njëjti të rrezikohet”, kështu u porosit në takimin ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministrit gjerman, Mihael Rot, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev ka deklaruar se mbetet i përkushtuar për realizim të referendumit dhe se nuk do të ketë amnistim për krimet politike.

“Mbetemi të përkushtuar deri në fund që të arrijmë deri te zgjidhja e cila do të mundësojë referendum fer dhe në interes të qytetarëve të shtetit tonë. Ligji është i njëjtë për të gjithë, amnisti për krimet politike nuk do të ketë, veçanërisht nuk do të lejojmë trysnia të na largojë nga shteti i së drejtës”, tha Zaev.

Osmani: Referendumi i suksesshëm do të thotë një hap më afër integrimit euro-atlantik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button