Drejtori për Inovacion: do t’i pyes ndërmarrjet se a kanë pronarë me funksione shtetërore

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski pasi u publikuan lajmet për parregullsitë në tenderim, sot ka deklaruar se do t’i pyes ndërmarrjet se a kanë pronarë me funksione publike, njofton Portalb.mk.

“Në thirrjen e ardhshme, do të kërkojmë që çdo ndërmarrje gjatë aplikimit të deklarojë se themeluesit e saj dhe familjarët e tyre a janë bartës të funksionit publik”, tha Despotovski.

Drejtori Despotovski gjithashtu ka deklaruar se ata që brenda 15 ditëve do të deklarohen për këtë çështje, sërish do t’i nënshtrohen kontrollit nga komisionit i cili do të vendos se a i kanë plotësuar kushtet e tenderimit dhe a është vërtetuar konflikt i interesit.

“Çdo fshehje e dëshmive bart përgjegjësi”, tha Despotovski.

Të gjithë anëtarët e komisioneve që vendosin për grantet qeveritare emërohen nga Qeveria e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button