Zaev pretendonte se referendumi do të jetë i domosdoshëm, më pas ndërroi mendje

Kryeministri Zoran Zaev para disa muajsh, duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe ish kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski, nga foltorja e kuvendit tha:

Në pjesën e ekonomisë dua të flas pak më shumë, por nuk është e ndershme që të tentohet për në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe të jepen propozime provokative, duke pasur parasysh se është e bukur që të kapet data kur Këshilli Evropian të merr vendim dhe për këtë do të pyet nëse duhet më herët të shkojmë me referendum unë dhe shumica edhe për marrëveshjen me Bullgarinë, nëse tezat janë të atilla. Por, absolutisht jo. Dihet se çka referendumi ka për qëllim, dihet se çfarë qëllimi ka ratifikimi dhe dihet se vullneti i qytetarëve është më i larti dhe në fund ai duhet të respektohet dhe për këtë – po, referendumi, ju bindem për këshillat, zotëri Veljanovski, do të jetë i detyrueshëm dhe jo konsultativ. 

Kjo deklaratë e kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev, në të cilën ai në mënyrë decidet shprehet se referendumi për emrin “do të jetë i detyrueshëm, dhe jo konsultativ”, e vlerësojmë si jokonsekuent. 

Kryeministri Zaev përgjatë muajit të kaluar dha disa deklarata në lidhje me referendumin në të cilat tërhiqet në raport me deklaratën të thënë më lartë në Kuvend me 13 qershor të vitit 2018.

Me 22 qershor të vitit 2018, me shënimin e ndërtimit të rrugës ekspres Rankovce-Kriva Pallankë, Zaev, duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske, tha këtë në vazhdim:

Ajo për të cilën unë pajtohem është se (referendimi) duhet të jetë i detyrueshëm, së bashku duhet të vendosim se do të jetë konsultativ ose i detyrueshëm prej një arsyeje të thjeshtë që gjithë këto porosit, që dërgohen, kushdo që dëshiron të më kuptojë, lënë një përshtypje se dikush dëshiron të bllokojë Maqedoninë kah NATO dhe BE. Do të thotë, flasim për referendum. Nëse prej atyre qytetarëve që do të dalin në votim, më shumë se 50 përqind plus një votues deklarohen pro në referendum, është detyrë e të gjithë qytetarëve  që të respektojnë vendimin, të përshëndetet dhe të mbështetet nga institucionet e sistemit. Gjithsesi, mos dhëntë Zoti, nëse është negativ, unë as nuk besoj se është i mundshëm për shkak se ambienti në Maqedoni tashmë është i qartë, këto janë hapa historik, zgjidhje historike, jam i bindur se Maqedonia do të thirret në forcë, në urtësi, dhe për zgjidhjet të cilat vihen para nesh, por edhe urtësia dhe forca që të mbetemi bashkë pas çështjeve të rëndësishme të cilat me të vërtetë hapin një perspektivë të shkëlqyeshme për gjeneratat sot dhe gjeneratat që vinë pas nesh. (Zaev, prej 3:45)

Një pjesë e deklaratës, siç thuhet se referendumi “duhet të jetë i detyrueshëm, dhe së bashku duhet të vërtetojmë nëse do të jetë konsultativ ose i detyrueshëm” është konfuz. Fitohet përshtypja se vendimi i referendumit detyrimisht duhet të respektohet, por afër saj mund të arrihet edhe përmes referendumit konsultativ dhe përmes atij të detyrueshëm. Por, kjo në Ligj nuk është ashtu. Ai nuk njeh termin “referendum i detyrueshëm” dhe për më tepër, fjala “i detyrueshëm” nuk përmendet askund në Ligj. Thjeshtë, sipas neni 8 “Referendumi shkruhet për shkak të vendimit të qytetarëve ose për konsultim me qytetarët”, me çka “vendimi i marr në referendum për vendimmarrje është i domosdoshëm”, ndërsa “vendimi i marr në referendum për konsultim nuk është i domosdoshëm.” 

Me 18.07.2018 pas përfundimit të takimit të liderëve në Klubin e deputetëve, kryeministri Zaev tha se referendumi do të jetë konsultativ, dhe pyetja e mundshme në referendum do të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, Zaev, po ashtu, u drejtua edhe rreth karakterit të referendumit, gjegjësisht përse ai do të duhet të jetë konsultativ:

Biseduam edhe për kahjen nëpër të cilën na drejtoj neni 27 nga Ligji për referendum, sipas të cilit në kushte kur Kuvendi prej fillimi duhet të ndërmerr një vendim të rëndësishëm për të ardhmen, është i nevojshëm që referendumi të jetë konsultativ me qëllim që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të konsultohet për një çështje të rëndësishme para se të merret vendimit, dhe në pajtim me marrëveshjen me Greqinë është vendim për ndryshime kushtetuese. Për çdo rast, vullneti i shumicës së qytetarëve i shprehur në referendum do të jetë përfundimtar për të gjithë aktorët politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Zaev (prej minutës 0,55 deri në minutën 2,12 të videos)

Duke u thirrur në nenin 27 nga Ligji, Zaev thotë se “është e nevojshme që referendumi të jetë konsultativ me qëllim që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të deklarohen për një çështje të tillë para se të merret vendimi”. Mirë, por në këtë nen askund nuk thuhet se “është e nevojshme që referendumi të jetë konsultativ”, por thuhet mund të shpallet referendum në nivel shtetëror për konsultim me qytetarët”, gjegjësisht “referendum për konsultim”, vendimet e të cilit, siç pamë në nenin 8, nuk janë të detyrueshme. Por, Zaev në fjalinë e radhës përsëri thotë se “vullneti i shumicës qytetarëve i shprehur në referendum do të jetë përfundimtar.”

Edhe pse nuk është e qartë se përse insistohet në referendum për konsultim me vendim të detyrueshëm, në vend të referendumit për vendimmarrje ku vendimi gjithsesi është i detyrueshëm sipas Ligjit, ka dallim edhe në ton edhe në përmbajtjen e këtyre dy deklaratave të fundit të Zaev, në raport me pretendimin e tij fillestar të shprehur në Kuvend para një muaji, se referendumi “do të jetë i detyrueshëm, jo konsultativ”. Prandaj, këtë deklaratë e vlerësojmë si jokonsekuente. 

*  *  *

Vazhdon zgjedhja e dispozitave të Ligjit për referendum dhe forma të tjera të sqarimit të shprehjes së lirë, që përmenden në këtë tekst. Në nenin 8 është definuar se:

(1) Referendumi shpallet për shkak të vendosjes së qytetarëve ose për konsultim të qytetarëve. 

(2) Vendimi i marr në Referendumin për vendimmarrje është i detyrueshëm.

(3) Vendimi i marr në referendumin për konsultim nuk është i detyrueshëm. 

Në nenin 24 deri në nenin 27 ky Ligj është ndarë se kur dhe për cilat çështje shpallet referendumi shtetëror, por dhe si mund të jetë ai:

Neni 24

Referendumi në nivel shtetëror mund të shkruhet edhe për nevojën e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare edhe për çështje të tjera nën kompetenca të Kuvendit (referendum paraprak) por edhe për vendim të marra nga Kuvendi ose për deklarim të qytetarëve për çështje të tjera për të cilat ka vendosur Kuvendi (referendum plotësues).

Neni 25

Referendum në nivel shtetëror mund shpallet për çështje të cilat duhet të rregullohen me ligj (referendum paraprak) pse për vlerësimin e ligjit i cili më par është miratuar (referendum plotësues).

Neni 26

(1)Referendum paraprak mund të shpallet edhe për: 

– çështje të caktuar e cila mund të rregullohet me ligj dhe

– rregullimin e një çështje të caktuar që nuk është rregulluar me ligj. 

(2) Referendum shtesë mund të shpallet për vlerësimin e ligjit i cili është miratuar më parë. 

Neni 27

Për konsultim të mëparshëm me qytetarët për çështje me kuptim më të gjerë për Republikën e Maqedonisë mund të shpallet referendum në nivel shtetëror për konsultim me qytetarët (referendum për konsultim). 

Që referendumi të del i suksesshëm, gjegjësisht që të merret vendim nga referendumi, në votim duhet të dalin 50 përqind plus një, nga numri i votuesve që gjenden në Listën e vetme zgjedhore. Më saktë, në lidhje me këtë në nenin 30 (1) thuhet:

 Vendimet në referendum në nivel shtetëror vlerësohem si të miratuara nëse për to votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë votuar, nëse kanë votuar më shumë se gjysma nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në Listën zgjedhore, përveç se në raste për çështje të caktuara në Kushtetutë dhe me këtë ligj, përndryshe asgjë nuk është miratuar. 

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button