Shqipëria përmbytet, Athina digjet

Ndërkohë që reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete në vendin tonë, më shumë se 100 banesa dhe dhjetëra makina janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu zonën periferike të Athinës, në vendin e quajtur Kineta.

Qindra forca zjarrfikëse u hodhën në luftë me flakët, por era e fortë dhe temperaturat e larta që janë në zonë, vështirësojnë punën e tyre, transmeton TCH.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca të ushtrisë, ndërsa ende në rrezik ndodhet rafineria më e madhe e naftës në vend.

Policia deklaroi se ka shoqëruar një person të dyshuar si zjarrvënës, kurse autoritetet thonë dyshojnë se zjarr-vënia ishte qëllimshme prej përfituesve të tokës publike.

Pak para mbrëmjes të së hënës, edhe disa zjarre të tjera përfshinë zonën periferike në veri të kryeqytetit të vendit, Athinë. Për momentin ende nuk raport për viktima, ndërsa prefektura e Athinës njoftoi se do të dërgojë ekspertë për vlerësimin e dëmeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button