fbpx

Somalia thotë se ka vrarë dhjetëra militantë

Forcat e sigurisë kanë vrarë 87 anëtarë të grupit militant al-Shabaab, pasi ata kishin sulmuar një bazë ushtarake në jug të Somalisë, ka njoftuar zëvendësministri për Informacion, Aden Isak Ali.

Ali, megjithatë, nuk ka treguar se sa ushtarë janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura me militantët e al-Shabaabit, në afërsi të qytetit Ksimayo, që gjendet në rajonin Juba.

Më herët gjatë ditës, zyrtari ushtarak, Mukhatar Aden Mohamed, tha se gjatë përleshjeve janë vrarë dhjetë militantë të al-Shabaabit dhe pesë ushtarë somalezë, raporton DPA, transmeton REL.

“Sulmi nisi pasi një sulmues vetëvrasës me makinë shpërtheu eksplozivët e tij në hyrje të bazës dhe më pas militantët kanë vazhduar përleshjet e armatosura me ushtrinë”, tha Mohamed.

Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe ka thënë se ka vrarë 27 ushtarë somalezë.

Baza e cila është sulmuar sot përdoret për trajnimin e forcave elite somaleze.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close