Korçë, babë e bir vrasin 44-vjeçarin

Një 44-vjeçar është vrarë me armë të ftohtë mbrëmjen e së martës në qytetin e Korçës, ndërsa policia ka arrestuar 2 persona të dyshuar si autorë të krimit. Djali i viktimës tregon skenën makabre që u zhvillua para syve të tij.

TVNews24 mëson se gjatë orëve të natës është vrarë me thikë në banesën e tij, në lagjen nr 10, shtetasi Mondi Telha, 44 vjec. Pas nje aksioni te shpejte, blutë e Korcës vune në pranga, shtetasit Francesko e Nektario Cuka, perkatesisht 50 e 27 vjec, babë e bir si autorët kryesorë të dyshuar të ngjarjes. 

‘Sot ne dt.20.06.2012 gjate oreve te para te mengjesit nga Sektori Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Qarkut Korce, eshte bere arrestimi ne flagrance per vepren penale “Vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim”  i shtetasve: Nektario Çuka 27 vjec, banues ne Korce i denuar me pare per “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, Francesko Çuka 50 vjec, banues ne Korce, i denuar me pare per “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municioneve”. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se 44-vjecari është vrarë për motive të dobëta. 

Besohet se 44-vjecari pasditen e së martës ka qenë në një lokal në pronësi të familjes Cuka ku është grindur me pronarin. Sherri ka degjeneruar me përplasje fizike, shkatërrim prone me thyerje karrigesh e tavolinash. Sipas policisë pas grindjes, në mbrëmje babë e bir, i janë drejtuar banesës së Telhait dhe e kanë sulmuar me thikë për vdekje. 

‘Nga hetimet e kryera ka rezultuar se paraditen e djeshme shtetasi Nektario Çuka eshte konfliktuar per motive te dobta me shtetasin Mondi Telha 44 vjec,konflikt qe ka sjelle me pas reagimin e dy autoreve te mesiperm, te cilet rreth ores 00:20 ne gjendje te dehur kane shkuar ne banesen e viktimes ne lagjen nr 10 te qytetit te Korces, dhe e kane qelluar kete te fundit me mjet te mprehte (thike) duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme’, citon njoftimi i policise.

Rrefimi i djalit te viktimes
Skena rrenqethese e vrasjes se 44-vjecarit ndodhi para syve te djalit te tij. Djali i viktimës, një i ri rreth moshës 18 vjec tregon për mediat minutat e fundit të jetës së babait të tij. 

“Ishte ora 1 e natës, trokiti dera, bam bam bam nuk pushonte. I thashë, ‘babë mos e hap’. Se u tremba nga zhurma. Ai e hapi. I biri kishte thikën e qëlloi, babai i tij e ndihmoi të vriste babain tim, të dy e vranë. Unë bërtita, u tremba, ulërita. Nuk di c’të them, jam i tronditur”, tregon i riu per News24.

Lajme të ngjashme

Back to top button