E goditi rrufeja, humb jetën 22-vjeçari

Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën, pasi është goditur nga një rrufe.

Bëhet e ditur se i riu Xhuljano Koçi ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka rënë shkarkesa atmosferike. Edhe pse i riu është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Gjirokastër, ai nuk ka mundur të mbijetojë, transmeton Vizion Plus.

Ngjarja ka ndodhur në fushën e Luginës së lumit Drino, afër fshatit Bulo. 22-vjeçari nga Lazarati është viktima e dytë brenda pak ditësh që humb jetën nga rrufetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button