Kuvendi jofunksional, s’ka as kuorum për të votuar ligjet e as debat për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës ka dështuar përsëri të diskutojë për dialogun me Serbinë.

Kjo sepse nuk ka pasur kuorum dhe gjithashtu partia propozuese për këtë, PSD-ja, ka kërkuar që kur të diskutohet për këtë temë, prezent të jetë edhe kabineti qeveritar, raporton KTV.

Për këtë, seanca është shtyrë për të enjten.

Kurse, gjatë pjesës tjetër të seancës, LDK-ja ka kërkuar sqarime nga kryeministri se përse në grupin hartues të statutit të Asociacionit nuk ka përfaqësues të qeverisë dhe OSBE-së.

Haradinaj tha se grupi për hartimin e statutit të ASK-së nuk është produkt i kësaj qeverie.

Në seancën që u mbajt paradite, Kuvendi arriti të votojë një varg projektligjesh të mbetura nga seancat e kaluara.

Miratim të deputetëve mori edhe një projektligj i diskutuar gjatë, ai për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.

Kurse, nuk ka kaluar Propozim Rezoluta nga interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo, për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button