Angjushev: Nuk kam çfarë të fsheh, e inkurajoj Prokurorinë për ta hetuar rastin

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot në konferencë për shtyp tha se e kupton ndjeshmërinë e opinionit lidhur me rastin me kompaninë “Kastinvest” e cila hoqi dorë nga granti nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe shtoi se në tërësi i ka respektuar të gjitha aspektet ligjore.

“Kam mirëkuptim për ndjeshmërinë e opinionit duke e pasur parasysh atë që dhjetë vjet ka ndodhur në këtë shtet. Nuk kam çfarë të fsheh dhe e inkurajoj Prokurorinë Themelore Publike për ta hetuar rastin deri në fund”, tha Angushev.

Zëvendëskryeministri tha se “Kastinvest” është pronar i 16 për qind dhe se sot ka pasur Kuvend të partnerëve, ndërsa partnerët e tyre sollën mirëkuptim për pozitën e tyre. Do të heqin dorë nga marrëveshja edhe pse, siç tha, ajo është marrë në pajtim me të gjitha kriteret.

Sipas tij, për herë të parë në Maqedoni ndodh një iniciativë e mirë që kompanitë e Maqedonisë të mbështeten në kuadër të inovacionit, ndërmarrje të vogla, të mesme dhe mikro në Fondin për Inovacione dhe në kuadër të Ligjit për ndihmë financiare. Tha të mos hedhë njollë dhe të mos shtrembërohet vëmendja e opinionit nga një projekt i suksesshëm dhe i mirë.

“Për herë të shtet bëhen masa transparente. Për herë në shtet bëhen masa të cilat vlejnë për të gjitha kompanitë në shtet pa me këtë rast dikush të dakordojë diçka në ndonjë kabinet dhe nuk ka nevojë të bëhet ndihmë shtetërore për dikë në veçanti, por bëhet sipas kritereve dhe procedurave”, tha Angjushev.

Përkujtoi se pozita e tij në Qeveri ka qenë e njohur dhe se ka dërguar listë anketuese në të cilën, siç tha, ka treguar në mënyrë transparente se cilat janë pozitat e tij pronësore, cila është prona e tij dhe pronësia në kompanitë. Përkujtoi se gjithkund ku ka konflikt interesash, ai nuk do të marrë pjesë dhe se ka hequr dorë nga pozitat udhëheqëse në të gjitha kompanitë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Angjushev tha se është krenar i kompanisë “Brako” ku ka mbi 600 të punësuar sepse futur edhe si inxhinier edhe si menaxher. Në këtë kompani ai tha se ka 40 për qind të pronësisë. “Brako” ka aplikuar në një shtyllë tjetër për ndihmë shtetërore dhe paralajmëroi se edhe atje nuk ka asgjë të paligjshme, por për shkak të ndjeshmërisë së opinionit edhe pronarët e “Brako”-s do të heqin dorë nga shfrytëzimi i mjeteve. Sipas tij, dikujt i pengon suksesi i këtyre projekteve dhe suksesi i kësaj politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button