CR7 mendon vetëm për Juven, “fshin” Real-in dhe Madridin (VIDEO)

Mirupafshim Pekin. Lamtumirë Madrid. Cristiano Ronaldo ka hyrë në javën që do ta dërgojë drejt ndeshjes së parë të kampionatit italian. evenimenti i organizuar në Kinë nga sponsori i tij teknik ka mbaruar dhe tani, CR7 ndodhet në Spanjë për të sistemuar gjërat e fundit para zbarkimit të dytë dhe përfundimtar në Torino.

Në këto orë, me ndihmën e vëllait Hugo dhe mikut të pandashëm, Ricky Refuge, po zbras vilën e mrekullueshme në Madrid. Aty, në një nga zonat më luksoze të kryeqytetit spanjoll, portugezi ka kaluar pesë nga nëntë vitet e fundit. prona, që kushton 5,5 milionë euro, do të shitet. Ashtu si hoteli që kishte blerë dhe që po ristrukturohej. Duket se sulmuesi i ri i bardhezinjve nuk do të ketë më asnjë lidhje me qytetin spanjoll, baza e autoriteteve financiare që e kanë gjobitur me 18,3 milionë euro.

Ronaldo nuk do të shkojë as në Valdebebas, qendra sportiv e Real-it. Do të kishte dashur të takonte shokët e skuadrës, por kërkon të shmangë takimin me presidentin Perez, fajtor, sipas tij, se e ka braktisur në momentin ku shteti spanjoll i ka paraqitur llogarinë për evazionin fiskal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button