Koreja e Jugut, vetëvritet deputeti për shkak të akuzave për korrupsion

Deputeti Roh Hoe-chan i cili në Korenë e Jugut njihet me imazhin e sinqert dhe reformist, ka kryer vetëvrasje për shkak të akuzave për korrupsion ndaj tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap, deputeti i Partisë së Drejtësisë në opozitë, Roh Hoe-chan, i ka dhënë fund jetës së tij duke kërcyer nga kati i 17-të të një ndërtese në kryeqytetin Seul.

Roh ishte akuzuar të ketë marrë rreth 44 mijë dollarë nga ndihmësi i bloggerit të njohur me pseudonimin “Druking”, i cili është në fokus të skandalit të manipulimeve duke krijuar opinion publik mbi emrat kryesorë në politikën e vendit në internet.

Deputeti në një shënim që ka lënë ka pranuar se ka marrë paratë, porse nuk i ka përdorur për ndonjë veprimtari ilegale politike.

Shkrimtari i blogut “Druking” ishte akuzuar me krijim të bindjeve për çështje specifike politike duke gjeneruar komente në internet në saje të një programi kompjuterik. Marrëdhënia e tij me Partinë Demokratike të presidentit Moon Jae-in dhe politikanë jugokoreanë kishte shkaktuar debate, ndërsa prokuroria kishte nisur hetim në lidhje me rastin.

Koreja e Jugut është ndër vendet me përqindje më të lartë të vetëvrasjeve. Drejtues të kompanive, yjet të muzikës pop dhe politikanë shpesherë kryejnë vetëvrasje.

Ish-presidenti i vendit Roh Moo-hyun në vitin 2009 kishte kryer vetëvrasje pas skandalit të korrupsionit që kishte dalë në pah në lidhje me familjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button