Prokuroria hapi lëndë për grantet nga Fondi për Inovacion

“Pas publikimeve në media për keqpërdorimet eventuale gjatë ndarjes së granteve pas thrrjes publike nga Fondi për inovacion dhe Zhvillim Teknik, e njoftojmë opinionin se Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka formuar lëndë sipas mënyrës “me të dëgjuar”, kumtojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

Prokuroria ka ndërmarrë veprime për konstatimin e fakteve në lëndë në lidhje me kryerjen eventuale të veprave penale në prcedurën për thirrje publike për financim të projekteve në korniza të shtyllës së tretë të Planit për Rritje Ekonomike – vala e parë investuese.

Ndryshe në opinionu përfok shuëmë rreth shpërndarjes së parave shtetërore në konkursin e Fondit. Kështu, 160.000 euro nga Fondi për inovacion ka fituar “Kast Invest”, kompani në tëcilën zëvendëskryeministri Koço Angjushev, është bashkpronar. Mes granteve që Fondi i ka ndarë janë edhe ato për deputetin e LSDM-së, Hari Lokvenec, i cili është aksionar në shtëpinë botuese “Ginis” nga Prilepi, e cila mori 162.000 euro. Angjushev dhe Lokvenec pastaj i ka ftuar partnerët që të heqin dorë nga paratë shtetërore.

Fondi për Inovacione:  Procedura për thirrjen e parë publike nga Plani për Rritje Ekonomike është transparente

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button