fbpx

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë – pjesëmarrës në fushatë bamirësie “Maqedoni ti je luledielli”

Prej sot edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mënyrë aktive është kyçur në fushatën bamirëse që ka për qëllim t’u ndihmojë fëmijëve të hospitalizuar në Klinikën për onkologji në Spitalin e Shtetit “Nënë Tereza”, me sëmundje të gjakut, kancer dhe leukemi.

Fushata zhvillohet me blerje të bluzave me fotografi të lulediellit, që kushton 1.230 denarë dhe të gjitha mjetet financiare nga blerjet e kësaj bluze drejtpërdrejtë dedikohen për qëllimin e përmendur.

Në ngjarjen, që u mbajt në Sallën “Maqedonia” të pranishëm ishin të gjithë 120 deputetët e Kuvendit, duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close