Zaev dhe Cipras në Mostar do ta nënshkruajnë kartën për paqe

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, bashkë me kolegët nga Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina do të mbajnë takim katërpalësh në Mostar, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të mediave greke, kryeministri grek do të dekorohet nga Qendra për Paqe dhe Bashkëpunim Multietnik, për kontributin e tij në mbajtjen e paqes në Ballkan.

Mediat greke informojnë se rreth orës 20:00, pritet që në Mostar të arrijnë edhe kryeministrat e Maqedonisë dhe i Malit të Zi, ndërkaq 15 minuta më vonë të mbahet takimi katërpalësh i liderëve, pas së cilës do të shëtiten në Urën e Vjetër.

“Pastaj Cipras dhe Zaev do ta nënshkruajnë kartën për paqe dhe do të dekorohen nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdiq”, theksojnë mediat greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button