Vriten 11 taksistë në Afrikën e Jugut

Sulmuesit në Afrikën e Jugut kanë vrarë 11 shoferët e taksive në një pritë, thotë policia.

Burrat nga provinca Gauteng po udhëtonin për në Johanesburg të shtunën në mbrëmje, kur minibusi i tyre u qëllua, raporton BBC.

Viktimat dhe katër të tjerë të plagosur rëndë po ktheheshin nga funerali i kolegut të tyre në rajonin bregdetar të Kwa-Zulu Natal, tha policia, transmeton Kallxo.com.

Motivi është i paqartë edhe pse rivaliteti mes grupeve që drejtojnë linja të taksive të minibuseve në Afrikën e Jugut ka rezultuar me dhunë në të kaluarën.

Taksitë – minibus është forma më popullore e transportit në mesin e popullsisë së Afrikës së Jugut prej 55 milionë banorësh.

Zëdhënësi i policisë, Brigadier Jay Naicker tha se automjeti u sulmua midis qyteteve të Colensos dhe Weenen, në provincën bregdetare.

“Automjeti u vendos në pritë, ka pasur 11 viktima dhe katër janë plagosur rëndë dhe janë në spital”, u tha ai gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button