Lavrov kërkon lirimin e shtetases ruse të arrestuar në SHBA

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të lirojnë shtetasen ruse të cilën e kanë arrestuar me akuzat se është një spiune e Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga Ministria e Jashtme, Lavrov ka biseduar përmes telefonit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Në bisedë, Lavrov ka shprehur papranueshmërinë e veprimeve amerikane të cilat, siç ka thënë, e kanë arrestuar shtetasen e tyre Maria Butina në bazë të akuzave të shpikura, ndërkohë që ka kërkuar lirimin e saj.

Gjyqtari amerikan të mërkurën dënoi rusen Butina pasi paraprakisht prokurorët thanë se ajo ka lidhje me shërbimin rus të inteligjencës.

Butina u arrestua pas takimit të presidentëve Trump dhe Putin të hënën në Helsinki. Në atë takim, presidentët ranë dakord për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke rivendosur “një nivel të pranueshëm të besimit”.

Lavrov dhe Pompeo diskutuan gjithashtu zhvillimet në Siri, procesin e denuklearizimit në Gadishullin Korean si dhe marrëveshjet e arritura gjatë takimit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button