Fondi për Inovacione:  Procedura për thirrjen e parë publike nga Plani për Rritje Ekonomike është transparente

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologji konfirmoi se procedura sipas së cilës është zbatuar thirrja e parë publike nga Shtylla 3 e Planit për Rritje Ekonomike të Qeverisë së Maqedonisë është plotësisht transparente, njofton Portalb.mk.

“I falënderojmë të gjitha thirrjet që të kontrollohet puna e Fondit dhe i thërrasim të gjithë organet shtetërore ta bëjnë atë. Ashtu sikur edhe deri më tani, ngelemi tërësisht transparentë dhe të hapur për përgjigje të të gjitha pyetjeve dhe mëdyshjeve të cilat paraqiten në opinion”, thuhet në reagimin e Fondit për Inovacione.

Prej atje rikujtojnë se në thirrjen e parë publike nga Shtylla 3 janë paraqitur 236 kompani të vendit, ndërkaq 80 prej tyre që i kanë plotësuar kriteret i kanë fituar mjetet e kërkuara në valën e parë investuese. Gjithashtu, Fondi thotë se, aq kompani do të fitojnë mjete edhe në korniza të valës së dytë investuese nga Thirrja e parë.

Angjushev kërkon që bashkëpronarët e firmave të tij të tërhiqen nga aplikimet për para shtetërore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button