Pakistan, vetëvritet kandidati që nuk pati mbështetjen e djemve

Policia e Pakistanit ka njoftuar se kandidati i pavarur në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme është vetëvrarë me një plumb më armë zjarri, pasi që djemtë e tij nuk ishin pajtuar me politikën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari policor Ishfaq Khan sot tha se Muhammad Ahmed Mughal ishte kandidat për kuvendin kombëtar dhe krahinor nga qyteti qendror i Pakistanit, Faisalabad.

Ai tha se Mughal u ballafaqua me opozitë edhe në shtëpinë e tij, pasiqë djemtë e tij kishin vendosur të mbështesin kandidatin e ish partisë në pushtet të Ligës Muslimane të Pakistanit në të dy kuvendet.

Sipas ligjit zgjedhor pakistanez dy proceset zgjedhore në të cilat Mughal ishte kandidat do të shtyhen dhe procesi do të ripërsëritet pas mbajtjes së zgjedhjeve më 25 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button