Shtëpia e Bardhë hedh poshtë propozimin për referendum në Ukrainë

 Shtëpia e Bardhë hedh poshtë idenë e referendumit të cilin e propozoi presidenti rus Vladimir Putin, për të ardhmen e lindjes së Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA-ve, Garrett Marquis tha se marrëveshjet në mes të qeverive të Rusisë dhe Ukrainës për zgjidhjen e problemit në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës, nuk përfshin opsionin e referendumit.

Marquis tha se çdo përpjekje për organizimin e një “të ashtuquajturi referendum” nuk do të ketë “legjitimitet”.

Ambasadori i Rusisë në Washington, Anatoli Antonov, tha se presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe ai i Rusisë Putin në samitin e mbajtur në Helsinki kanë biseduar për mundësinë e një referendumi në lindje të Ukrainës.

Rajoni Donbas i Ukrainës është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë. Që nga viti 2014 e deri më tani vazhdojnë përleshjet mes trupave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur të ushtuquajturin administrim në rajonet Donetsk dhe Lugansk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button