Trafik i drogës, shkatërrohet banda italo-shqiptare, 11 në pranga

Një organizatë droge italo-shqiptare me bazë në Itali u shkatërrua nga policia e vendit fqinj në sajë të një operacion të koduar me emrin, ‘Messenger’. 

Agjencitë e lajmeve italiane bëjnë të ditur se janë vënë në pranga 11 persona pas urdhrit të lëshuar nga gjykata e Pescara-s ndaj një grupi shqiptarësh dhe italianësh. Hetimet bën të mundur identifikimin e grupit i cili vepronte mes Milanos, Firenzes dhe Shqipërisë. 

Ndër të ndaluarit ishte një 30 vjeçar shqiptar me iniciale J.O., i cili mbante lidhjet me bashkëkombasit e tij me banim në Milano, ku shërbente si urë lidhëse me anëtarët e tjerë.

Shqiptari tjetër i ndaluar ishte një 45 vjeçar me iniciale L.S i cili shpesh herë për të mos rënë në sy bënte rolin e korrierit të drogës duke udhëtuar me tren. Pikërisht në një rrethanë të tillë iu gjet edhe ngarkesa prej 3 kilogramësh heroinë e cila ishte nisur për në Pescara me tren. 

Po kështu policia ndaloi edhe një tjetër shqiptar i cili u ndalua në një apartament në Pescara, ndërsa në total u ndaluan 11 persona mes tyre edhe italianë. 

Nga ana e policisë thuhet se anëtarët italianë në bandë ishin elementë të thjeshtë të saj, pasi në drejtues në krye të saj ishin shqiptarët. 

Mësohet se hetimet për këtë operacioni kishin nisur më se 1 vit më parë, ndërsa në total në kuadër të “Messenger” u sekuestruan 7 kilogramë heroinë, 3.3 kilogramë marijuanë dhe hashash, doza të vogla kokaine si dhe një pistoletë. 

Operacioni u quajt ‘Messenger’ sepse personat e përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës komunikonin me kode me messneger në internet. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button