Arsyet e çuditshme përse kthehesh gjithmonë në të njëjtën peshë!

Pas mundimeve të mëdha që hoqe, tani të duhet ta mbash peshën e arritur me aq sakrifica. Por logjika tregon se në momentin që fillon dietën, metabolizmi yn ngadalëson. Nëse nis të hash më shumë, ai nuk i bën dot ballë dhe në fund, rrezikon seriozisht të rimarrësh të gjitha kilet e hequra. Katër janë arsyet kryesore përse nuk arrin ta mbash linjën pas dietës, shkruan Bordo.al. 

  1. Hormonet-

Ndikojnë tek pesha në dy mënyra: si depozitohet dhjami dhe sa shpesh të merr uria. Gjendja e urisë  diktohet nga dy prej tyre: leptina dhe grelina. Kur niveli i leptinës në organizëm rritet, ke një ndjesi ngopjeje. Por kur rritet grelina, atëherë nuk sheh më nga sytë nga uria.

  1. Dieta që ke mbajtur:

Jo cdo lloj diete, po ajo e tipit crash, që do të thotë se nuk ke guxuar të kalosh 700 kaloritë në ditë duke përjetuar praktikisht urinë. Rezultatet në fillim janë spektakolare, por nuk reziston gjatë dhe shfaqet efekti yo-yo: praktikisht merr c`ke hequr.

  1. Mungesa e lëvizjes dhe ushtrimeve: humbja në peshë ndodh atëherë kur konsumi i energjive gjatë ditës është më i madh se konsumi i kalorive. Llogaritë bëjini vetë.
  2. Gjenet e tua: fatkeqësisht, këto vërtet që nuk i ndryshon dot. Megjithatë ka dhe një lajm të mirë: nuk janë faktor përcaktues në peshën tënde. Ato vendosin vërtet se ku depozihet dhjami, por mund të luftosh me një regjim të kujdesshëm ushqimor dhe stërvitje dhe situata nuk është e pakthyeshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button