SHBA, 13 të vdekur nga anija e fundosur

 Është rritur në 13 numri i personave që humbën jetën si pasojë e fundosjes së anijes turistike në liqenin Table Rock, në shtetin federal amerikan Missouri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sherifi i qarkut Stone, Doug Rader ka thënë se në aksidentin që ndodhi mbrëmë në liqenin Table Rock, në afërsi të qytetit Branson, anija turistike është përmbytur si pasojë e motit me stuhi.

Në anije ndodheshin 30 pasagjerë, ku 13 prej tyre kanë humbur jetën ndërsa 14 të tjerë janë shpëtuar. Shtatë prej të shpëtuarve janë të plagosur.

Ende vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 3 personave të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button